Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi barazimin 1-1 ndaj Vllaznisë.

“Të them të drejtën, nga një anë më vjen keq, shumë raste të shpërdoruara. Por nga ana tjetër më vjen mirë se tregon që jemi ekip që nuk meriton të jemi aty ku jemi. Fatkeqësisht humbëm dy pikë sot, shpresojmë t’i rikuperojmë në ndeshjen që vjen.

Ne e kishim përgatitur ndeshjen kështu, duke parë që Vllaznia gjatë gjithë lojës në të gjithë ndeshjet e niste fort nga anësorët e krahut. U detyruam të dublonim krahët dhe riniseshim fort në hapësirat që linin me qendrat, rezultoi shumë e suksesshme gjatë ndeshjes, kishim raste që dolën siç i kishim përgatitur.

Barazimi? Sigurisht nuk na qëndronte komod me kryesuesen apo çdo ekip tjetër. E kam theksuar se për mua Partizani është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe hyn për tre pikë, duhej të fitonim, mbizotëruam në të gjithë hapësirën, fituam shumë duele dhe na vjen keq për pikët e lëna.

Ne e kishim lexuar, ndoshta edhe rendimentin e ndonjë lojtari që ra, ishim gati për zëvendësim me Markun. Nëse topi do dilte një minutë më parë, do e korrigjonim. Nuk kishte neglizhencë, kalon topin, me një gjuajtje në portë Vllaznia mori barazimin. Ndoshta për këtë është i bukur futbolli, se nuk fiton gjithmonë ekipi më i mirë në fushë.

Partizani për katërshe? Sigurisht pikët aty janë, ndeshje ka shumë. Partizani është i aftë të kapë “Final Four” dhe synojë më lart. Mos harroni që kemi 12 mungesa në ekip dhe ekipi bën mirë. Ndoshta prej paraqitjeve harrojmë mungesat që kemi. Por çunat bëjnë performancë të mirë, do thotë që Partizani ka mundësi reale për të kapur “Final Four”-tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb