Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ndihet “personalisht” mirënjohës ndaj Donald Trump, pas postimit të të këtij të fundit në rrjetet sociale, ku akuzonte sërish Kievin se “nuk tregon asnjë mirënjohje”.

“Ukraina është mirënjohëse ndaj SHBA-ve, ndaj çdo zemre amerikane dhe personalisht ndaj presidentit Trump për ndihmën që, duke filluar nga raketat Javelin, ka shpëtuar jetë ukrainase,” shkroi Zelensky në një postim në X.

Komentet e tij vijnë pas akuzës së Trump ndaj udhëheqësve ukrainas se nuk shprehën “asnjë mirënjohje” për ndihmën e SHBA-së, pavarësisht se Zelensky dhe të tjerë e kanë falënderuar publikisht presidentin disa herë.

Zelensky theksoi se “çështja kyçe e të gjithë situatës diplomatike” është refuzimi i Rusisë për të ndalur pushtimin.

“Putin po zhvillon këtë luftë duke injoruar plotësisht sa nga njerëzit e tij humbin jetën dhe sa nga tanët vriten,” shkroi ai në një postim sot në X.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb