Me Inter e Milan që përplasen ndërmjet tyre dhe me Napolin që vijon sezonin me ulje ngritje të forta, Roma përfiton, me ekipin e Gasperinit që rrëmben i vetëm kryen e Serie A në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se rivalët më të afërt.

Kryeqytetasit i falen një super Soule, me argjentinasin që po kalon një formë fantastike, ku në minutën e 17-të me një goditje të bukur kaloi tifozët në delir. Verdhekuqtë nuk e diskutuan ndeshjen për asnjë moment, por goli i qetësisë erdhi në minutën e 64-ët, ku Ferguson realizoi golin e tij të parë në Serie A dhe të dytin për Romën. Pesë minuta më vonë ishte Wesley që mbylli llogaritë me Cremonese, me mbrojtësin brazilian që dërgoi shifrat në 0-3. Në shtesë, kishte kohe edhe për golin e nderit të Cremonese, me Folino që gjatë zhvillimeve të një goditje këndi me kokë sigloi shifrat në 1-3.

Kjo ishte një ndeshje, që Gasperini e përjetoi shumë në stol, u ndëshkua dhe me karton të kuq, por në fund, tekniku “azzurr” nuk preferon të zgjojë tifozët roman: “Kur je në këto pozicione është e drejtë të ëndërrosh. Ne po e bëjmë dhe dëshirojmë ta përjetojmë sa më gjatë të jetë e mundur, do të përpiqemi ta zgjasim sa më shumë”, u shpreh Gasperini.

Një fitore jetike, 2-0 përballë Lecces, siguroi edhe Lazio. Dy legjionarët kuqezi, Berisha dhe Ramadani zbritën në fushë si titullarë, por Berisha u zëvendësua menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, i vlerësuar me notën me të ulët, 5,5.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb