Një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas të Kharkiv vrau katër persona dhe plagosi 17 të dielën.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Kharkivit, Igor Terekhov në një postim në Telegram.

Sulmi ndodhi ndërsa zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe evropianë ishin në Gjenevë për të diskutuar një propozim për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë.

Oleg Synegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkivit, e përshkroi sulmin si “masiv”.

Shërbimet e emergjencës thanë se sulmi me dron në dy rrethe të Kharkivit kishte shkaktuar zjarre dhe shkatërrimin e ndërtesave. “Tre ndërtesa banimi dhe një strukturë infrastrukturore ishin në flakë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb