Një telefonatë ka mbërritur në Komisariatin e Policisë së Vlorës ku një qytetar ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Pas marrjes së njoftimit blutë e Vlorës kanë nisur kontrollet e zonës, por deri tani nuk kanë konstatuar asgjë.
Dyshimet kanë qenë që mund të jetë qëlluar drejt një personi apo automjeti. Ndërkohë që kontrolli vazhdon në gjithë Plazhin e Vjetër dhe zonën e Pyllit të Sodës.
