Regi Lushkja ka realizuar një gol fantastik, ndërsa Traktori po mat forcat me Nasaf Qarshin në Champions-in aziatik. Ishte minuta e 17-të, kur në kufijtë e zonës gjuajti duke dërguar topin në rrjetë.

Sfida është e vlefshme për raundin e pestë. Ekipi iranian i Traktorit ka bërë mjaft mirë deri tani në këtë kompeticion.

Nga katër ndeshjet e para numëron 8 pikë dhe synon të shtojë të tjera, për të qenë ndër vendet e para. Vetë Lushkja e kishte golin e dytë në Champions-in aziatik.

Nasuf Qarshi ndërkohë është klub që i përket Uzbekistanit. Adenis Shala po luan nga minuta e parë për të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb