Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin kinez Xi Jimping, ku kanë diskutuar për luftën në Ukrainë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Xi u ka bërë thirrje të gjithë palëve të përfshirë në këtë konflikt që të punojnë për paqe.
Jimping gjithashtu nënvizoi se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që të çojnë drejt paqes.
Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është bërë blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë.
