Partia Demokratike zhvilloi pasditen e sotme protestën e radhës para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Fjalimi i Berishës mbylli tubimin e radhës, ndërsa protesta tjetër pritet të mbahet të hënën e ardhshme.

Protestat sipas Berishës vijnë si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament, por edhe pas marrjes së Belinda Ballukut të pandehur nga SPAK.

Mazhoranca sipas tyre po pengon zërin opozitar të cilin PD ka vendosur ta ngrejë fort në tribunën para kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb