Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar Cartel de los Soles të Venezuelës si një organizatë të huaj terroriste dhe ka emëruar edhe presidentin Nicolas Maduro si pjesë të saj.

Sipas mediave amerikane, Departamenti i Shtetit e shtoi të hënën Cartelin e Diellit në Regjistrin Federal, duke i dhënë administratës Trump mjete shtesë për ta ndjekur penalisht.

Cartel de los Soles i referohet një rrjeti zyrtarësh qeveritarë dhe ushtarakë në Venezuelë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Javën e kaluar, senatori Marco Rubio deklaroi se Cartel de los Soles dhe kartele të tjera në Venezuelë janë “përgjegjëse për akte terroriste në të gjithë hemisferën tonë, si edhe për trafikimin e narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”.

Përcaktimi i një entiteti si organizatë e huaj terroriste nuk nënkupton domosdoshmërisht marrjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes theksoi se ky hap i jep “një sërë mundësish të reja” për veprim.

Operacionet në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor kanë shkaktuar vdekjen e 83 personave gjatë më shumë se njëzet sulmeve ajrore kundër skafeve të shpejtë që, sipas Uashingtonit, përdoren nga trafikantët e drogës.

“Shtimi i presionit krijon përshtypjen se një lloj sulmi mund të jetë pothuajse i menjëhershëm”, thotë zoti Trak.

Sipas politologut Alexis Alsouru, mund të ndërmerren bombardime kundër “disa pistave të lidhura me trafikun e drogës”, larg zonave të banuara. Sipas tij, kjo do të ishte “ndërhyrja maksimale” që mund të urdhëronte Donald Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb