Rusia rrëzoi sot 10 dronë që po fluturonin drejt Moskës, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së vendit. Sulmi u shënua një ditë pas goditjes së ushtrisë ukrainase ndaj një centrali elektrik pranë kryeqytetit rus.
Sipas të dhënave të ministrisë, nga ora 08:00 deri në 20:00 ( me atë lokale) 50 dronë ukrainas u rrëzuan në rajonet e Moskës, Bryanskut, Kalugës dhe Kurskut, si edhe në gadishullin e Krimesë dhe në Detin e Zi.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se ekipe pune janë dërguar në zonat ku kanë rënë copat e dronëve.
Goditja ukrainase në centralin elektrik në zonën e Shaturës, rreth 120 kilometra në lindje të Moskës, detyroi autoritetet të aktivizojnë sistemet rezervë për furnizimin me energji të qytetit prej 33.000 banorësh, ku temperaturat janë shumë të ulëta.
Më herët gjatë ditës, guvernatori Andrei Vorobyov njoftoi se funksionimi i centralit në Shaturë është rikthyer në normalitet.
