Gazetari Osman Stafa, u shpreh mbrëmjen e sotme në “Studio 24” se sulmi i mirëmenduar ndaj News24 dhe mediave të Fokus Media News, ishte në shkelje të plotë të së drejtës kushtetuese, lirisë së medias.

Stafa tha se përmes këtij sulmi u krijua një precedent i rrezikshëm, frika ndaj mediave të tjera për tu mbyllur gojën.

“Liria e medias është e drejtë kushtetuese. Po krijohet një precendent i rrezikshëm, dërgon mesazhe friksimi në media, sulmi shërben për të trembur dhe mediat e tjera.

Nuk ka transparencë. Ne jemi dëshmitarë që godinës së Panoramës i mbaron kontrata në 2033, si nuk lejohemi të hyjmë në atë godinë.

U prek një media që informon jo vetëm Shqipërinë, por mbarë hapësirën panshqiptare”, tha Stafa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb