Një rast i rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku një mësuese 44 -vjeccare është arrestuar pasi ka dhunuar djalin e saj 12-vjeçar.

Videoja e shpërndarë në rrjet tregon mësuesen, Randi Nicole Jackson Staples e cila dikur ishte nderuar si “mësuesja e vitit ” në Alabama , duke e goditur 12-vjeçarin më shumë se 20 herë me rrip. Pas rrahjes, 44-vjeçarja e kap djalin për flokësh dhe e hedh në tokë. Pasi u publikua videoja, 44-vjeçarja u arrestua dhe u akuzua për abuzim të qëllimshëm të një fëmije të mitur

Videoja në fakt u postua nga djali i saj 24-vjeçar, pasi një nga vëllezërit e motrat e tij ia dërgoi.
“Nuk mendoja se ajo duhej të punonte në shkollë ose të sillej kështu me vëllezërit e mi të vegjël. E dini, ajo ma ka bërë këtë gjithë jetën time dhe tani jam 24 vjeç”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e shkollës në Akademinë e Krishterë Cottage Hill vendosën ta pushonin nga puna mësuesen.

“Disiplina supozohet të ketë të bëjë me rregullimin e gjërave. Kjo e kaloi shumë kufirin. Mu duke eneveritshme që ajo e qëlloi, e kapi nga flokët dhe shante në atë mënyrë. Është e neveritshme të shohësh dikë që ia bën këtë fëmijës së vet”, tha Sherifi i Qarkut Mobile.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb