Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se një yll u shua, por la pas dritë.
MESAZHI
Një yll u shua, por la plot dritë!
Miq, dielli perëndoi përgjithomë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e koncertit fluturoi në qiell, por la mbrapa dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin. #sb
