Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 3 deri më 5 dhjetor, njoftoi pallati Elizesë. Ai do të qëndrojë fillimisht në Pekin dhe më pas në Çengdu, kryeqyteti i provincës Sichuan.
Macron, i cili do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping, viziton Kinën për herë të dytë pas dy e gjysmë vitesh, që nga prilli i vitit 2023, “në kuadër të angazhimit të tij për një dialog të vazhdueshëm dhe të kërkuar me Kinën”, sqaroi Pallati i Elizesë.
Xi vizitoi Francën në maj të vitit 2024.
Gjatë vizitës, Macron do të mbajë një axhendë bashkëpunimi dhe balancimi në çështjet ekonomike dhe tregtare, një prioritet që do të jetë në qendër të Presidencës franceze të G7 në 2026.
Po ashtu, do të diskutohen sfidat kryesore të bashkëpunimit strategjik Francë-Kinë, si dhe çështje ndërkombëtare dhe mundësi bashkëpunimi për zgjidhjen e sfidave globale.
