“Poker” ndaj Olympiacos vendos Kylian Mbappe në listën e legjendave të futbollit botëror. Brenda 7 minutash, “gjeli” francez realizoi 3 gola, kjo ishte “tripleta” e dytë më e shpejtë në historinë e Champions, në vendin e parë qëndron Salah.

Ndaj ekipit grek, Mbappe realizoi 3-golëshin e tij të tretë që nga dita kur zbarkoi në Madrid, vetëm Pushkash, Di Stefano, Ronaldo dhe Benzema kanë shënuar më shumë se sa ai tregolësha. Fal këtyre katër golave, Mbappe merr i vetëm listën e golashënuesve më të mirë në Champions me 9 gola të shënuar në 5 ndeshje.

Me topin në dorë si kujtim dhe me trofeun e lojtarit të ndeshjes, Mbappe u shfaq i kënaqur jo vetëm për golat e tij, por mbi të gjitha për faktin që ekipi u rikthye te fitorja pas 3 ndeshjeve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: