Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shprehur urimin e tij me rastin e Ditës së Flamurit. Nga Vlora, Blushi dha mesazhin se “kjo festë e gjen Shqipërinë me të burgosur politik dhe më të varfër se një vit më parë”.

Ai tha para mediave se kjo ditë ‘na kujton rëndësinë e ruajtjes si sytë e ballit të pavarësisë dhe sovranitetit’, që sipas tij “është e rrezikuar më shumë se kurrë”.

Blushi shtoi se duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial te Shqiperise.

“Kjo festë e gjen Shqipërinë më pak të lirë, e gjen me të burgosur politik, e gjen Shqipërinë një vend më të varfër se një vit më parë dhe për fat të keq me mijëra familje që sot festojnë Pavarësinë nën ujë dhe noton rruga drejt Vlorës, për të kuptuar sa e padrejtë është fakti që sot shqiptarët e braktisur nga shteti festojnë pa shtëpi”, tha ndër të tjera Blushi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb