Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur në Moskë kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Orban u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov teksa hynte në ambientet e Kremlinit.

Gjatë nisjes së takimit, Putin u shpreh se do të ishte i lumtur të zgjidhte Budapestin si vendin e bisedimeve me presidentin amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Putin dhe Trump ranë dakord në tetor të takoheshin në kryeqytetin hungarez, por Trump më pas e anuloi takimin, duke thënë se nuk donte që të ishte humbje kohe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb