Prurje e re te Tirana. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Basilio Ndong. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Basilio Ndong.
Ndong është një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe me mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për vazhdimin e sezonit.
I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardheblu!
