Në qytetin e Bostonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zhvillua sot një ceremoni simbolike me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Para godinës së Bashkisë u ngrit flamuri shqiptar, i cili u vendos përkrah flamurit amerikan në nderim të komunitetit shqiptar dhe festës kombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ceremonia e ngritjes së flamurit mblodhi anëtarë të komunitetit shqiptar, përfaqësues lokalë dhe qytetarë të shumtë që festuan së bashku këtë ditë të rëndësishme.

Flamuri kuqezi u valëvit në një nga zonat më të njohura të qytetit, duke sjellë atmosferë festive dhe krenari për shqiptarët që jetojnë në Boston dhe më gjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb