Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspor. Periudha më e vështirë për sulmuesin kuqezi ka mbaruar dhe tashmë ai ka filluar edhe të shënojë.

Në ndeshjen e kampionatit ndaj Konyaspor, Muçi ishte një nga më të mirët. Fillimisht, ai fitoi një penallti, të cilën Onuachu e shndërroi në gol. Më pas, Muçi realizon një kryevepër të vërtetë, direkt nga goditja e dënimit.

Kujtojmë se në fitoren 4-3 ndaj Istanbul Basaksehir, 24-vjeçari gjeti golat e parë me fanellën e Trabzonspor. Tani, pas dopietës në sfidën e kaluar, ai numëron 3 gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb