Pavarësisht se është 40-vjeçar, Luka Modric vijon të luajë me minuta të plota me Milanin. Për mesfushorin kroat foli drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, pas suksesit ndaj Lazios.
“Ndikimi i tij është i mahnitshëm. Ai është zbulim shumë i bukur, por duke e njohur nga afër, si njeri dhe profesionist, kjo nuk është befasi. Gëzohet si fëmijë dhe secilën ndeshje e përgatitë në detaje.
Shpresoj që do të mund ende të luajë me ne. E ka opsionin edhe për një vit tjetër, por jemi pajtuar që në qetësi do të merremi vesh për rrugën e tij.
E kemi analizuar detajisht edicionin e kaluar dhe kemi kuptuar që na duhet një lojtar me personalitet, i cili menjëherë do të ketë ndikim të madh në ekip. Ndikimi i Modriqit u dëshmua të jetë shumë i madh”, ka thënë Tare për “Gazzetta dello Sport”.
