Numri i të vdekurve nga moti ekstrem që goditi tre provinca në ishullin indonezian të Sumatrës është rritur në 442, ndërsa 402 persona rezultojnë ende të zhdukur dhe rreth 290,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Të dhënat u bënë publike nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), e cila raportoi gjithashtu se mbi 1.1 milion njerëz janë prekur nga stuhitë shkatërruese.

Reshjet e dendura të shiut janë shkaktuar nga ciklonet Senyar dhe Koto, të përshkruara si ngjarje të rralla për rajonin, të cilat kanë qenë aktive që prej 25 nëntorit. Pasojat e tyre po rëndohen nga rrëshqitjet e dheut dhe ndërprerjet e gjera të energjisë elektrike, që po pengojnë ndjeshëm operacionet e emergjencës.

Sipas autoriteteve, disa zona të prekura mbeten ende të paarritshme për ekipet shpëtuese, ndërsa rreziku i rrëshqitjeve të tjera dhe i përmbytjeve të reja vazhdon të jetë i lartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: