Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e Presidentit të PL-së, Ilir Meta për t’u pyetur si person në dijeni për 21 Janarin.

Ai tha se Meta mund të dije gjëra më shumë se ai. Ndërsa u ndal te audio-përgjimi Meta-Prifti, Berisha tha se instituti italian pohoi se ai ishte bërë copy-paste 28 herë dhe nuk ishte i vërtetë.

“Se di se ca di më shumë Meta se unë. Ai mund të ketë gjëra më të mëdha se unë. Ai e çoi regjistrimin në një instituti serioz italian dhe aty u tha se është bërë copy paste 28 herë nga Rama dhe Filip Cakulli.”, tha ai.

Sali Berisha: E para nuk kam dijeni se cilat di Ilir Meta më shumë se unë. Mund të dijë se është normale sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të një ish-ministri, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të të vërtetës mendoi se mund të më bëjë presion, por unë i thashë sa të dalësh nga dera ime, bëje publike. Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng mua.

Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim. Ai e çoi regjistrimin në një institut italian shumë serioz dhe ata deklaruan se është 28 herë copy-paste, i manipuluar. E ka bërë Edi Rama me Filip Çakullin. Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh për këtë çështje… Kryeprokurori i ri, nuk kam asnjë të dhënë. Nuk kam asnjë lloj preference. Qëndrimi im varet ka apo nuk ka lidhje me krimin. Kaq.

Në qoftë se unë sulmoj sot Altin Troplinin, e sulmoj sepse kam identifikuar, kam vërtetuar lidhjet e tij me krimin. Pikë. Asgjë tjetër. Në qoftë se unë konstatoj një gjë të tillë, unë kurrë nuk mund të flas kundër një njeriu që mund të zbatojë ligjin. Kanë kohë në sistem. Po pse kanë qenë edhe në kohën time, unë nuk mund të them. Këtë Krajën unë e kam nxjerrë nga sistemi, por e ka futur në sistem Fatos Nano, i ndjeri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb