Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se në asnjë rast Komisioni i Venecias nuk është bërë strehë e ministrave të kapur në korrupsion. Ai në një konferencë për mediat solli rastin e deputetit socialist, Koco Kokëdhima që u largua nga Kuvendi pas akuzave për përfitime financiare.
Berisha: Nënshtrimi i ekzekutivit. Sigurisht që të gjithë jemi nën ligjin.
Këtu qenka puna? Pa diskutim që të gjithë jemi nën ligjin dhe nga lashtësia gjer sot, të drejtën për të gjykuar zbatimin apo moszbatimin e ligjit, shoqëritë ia kanë besuar gjykatësve dhe prokurorëve. Dëshmon përmbajtjen e tij psikike. Qenka mbi ligjin. Çfarë do të thotë kjo?
Do të thotë që për ekzektuviin nuk ekziston ligji.
Vazhdon nga pozicione ekstremiste të majta.
Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik. Dëgjojeni. Vullnetin demokratik e kërcënojnë jo ata që mbrojnë ligjin dhe zbatojnë ligjin, por ata që vjedhin pasuritë publike duke shkelur ligje dhe Kushtetutë.
Kush e kërcënon vullnetin demokratik?
E ka fjalën për kërcënimin e paprekshmërisë. Po a nuk u largua Koço Kokëdhima nga parlamenti se kishte marrë fonde nga Abisneti? Lexoni çfarë thotë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
A nuk ishte Koço Kokëdhima në parlament si përfaqësues i vullnetit demokratik të zgjedhësve?
A ka mashtrues më ordiner se ky person që thotë këtë?
Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit. Pra nxjerrja për leckash jashtë nga parlamenti dhe grisja e mandatit qenka normale, kurse pezullimi duke lënë mandatin, kjo qenka paprekshmëri e vullnetit, sepse paskemi lindur të papezullueshëm ne që votohemi.
Çfarë është ajo mor? Është ministre ajo, është pozicion publik, pezullohet.
E shpall presionin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese si një akt kundër ndarjes së pushteteve.
Po që kur është krijuar drejtësia, është krijuar të mbikëqyrë pushtetet për zbatimin e ligjit.
Po në qoftë se Edi Rama beson në ndarje pushteti, pamundësinë apo paligjshmërinë e drejtësisë për të gjykuar, për të vendosur, për të ndëshkuar anëtarët e degëve të tjera të pushteteve kur ata shkelin ligjin, atëherë çfarë mbetet këtu?
A e kuptoni ju sa i rrezikshëm është ky njeri.
Kundër standardeve të Venecias.
Edhe njëherë, Venecia nuk ka asnjë gjykim, asnjë vlerësim, për asnjë ministër, që nga themelimi i këtij Komisioni të nderuar gjer sot.
Pse? Sepse nuk ka ministër dhe të pafytyrë që pasi të kapet duke vjedhur dhe të akuzohet nga drejtësia, të shkojë nga Venecia për t’u mbrojtur.
Nuk ka shkuar njeri. Po, Venecia ka vlerësime për nenin e pezullimit. Konkretisht nenin 117 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Absolutisht e gjen plotësisht të përputhshëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me Kushtetutën e Kosovës, por thekson që duhet të ruajë proporcionalitetin, thekson që duhet të ketë bazë ligjore.
Pra, përcakton kushte që në rastin e Ballukut jo janë mbushur, por janë stërmbushur.
Pra, Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj, se pezullimi i zyrtarit publik nuk ka të bëjë me ministrin.
Në asnjë prej tyre.
