Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsionin që ka përfshirë vendin.

Gjithashtu theksoi se për presionin që Rama i bëri gjykatës për skandalin Balluku, duhet t’i hapet padi.

“Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet nuk ka asnjë rresht asnjë këshillë për ministra. Por masën e pezullimit e parashikon për të mbrojtur të dhënat e hetimit dhe për të paralajmëruar të njëjtin krim. Për Edi Ramën vetëm kur të dënohet. Por ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja. E them sërish, “ bëj thirrje ti hapet padi penale për presionin që u bëri gjykatës”, tha Berisha.

Gjykata nuk duhet të kishte vendin tjetër përveç arrestimit të Ballukut . Ajo edhe tani vazhdon të prishë provat. Ajo duhej arrestuar dhe zyrat të ishin në sekuestro, të dilte diku tjetër”.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: