Kreu i PD Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për veten e tij pas hetimeve të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe vendimit të GJKKO që e pezulloi nga detyra.

Sipas Berishës, Rama nuk ka hallin e Ballukut, sepse përndryshe do ta kishte lëshuar, por për veten e tij.

“Për Belindën e kish hedhur 100 herë në Lanë, por mbron vetëm veten e tij. Ministri emërohet me akt administrative.

Deputeti zgjidhet nga populli.

Ky bën një mashtrim të madh për të cilën do të shkojë në prokurori, si mashtrues publik. Në end të thotë është i detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion. Ata që kanë standarde, sigurisht është largim”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: