Teksa nesër Gjykata Kushtetuesja merr në shqyrtim ankimin e Kryeministrisë për rastin Balluku dhe pezullimi e saj nga GJKKO, Berisha tha se po bëhet presion nga qeveria.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se pret që gjykata të jetë në lartësinë e duhur. Madje ai sfidoi Ramën për debat publik për rastet e pezullimeve nga Venecia.

Berisha: Është një moment kritik. Është një moment kur një vendim gjykate do të ishte përcaktues për të shpëtuar Kushtetutën. Hajde dalim sot në media dhe të nxjerr se ku i ka vendimet e Venecias kundër pezullimeve. Hajde shkojmë në debat, dhe të tregojë se ku i ka këto aktet e pezullimit. Pra, unë uroj që Gjykata të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze. Po bëhen presione të jashtëzakonshme, po bëhen ditën. Çdo tezë e vënë nga Rama, nuk është e vërtetë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: