Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.

Ardian Gerbi nga Bënca e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin.

Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë. Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb