Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar presion të hapur ndaj Kushtetueses, deklaratën e djeshme të Ramës, i cili citoi Venecian dhe Strasburgun, duke e quajtur antikushtetuese vendimin e GJKKO për shkarkimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Rama u shpreh të dielën në podcastin e tij “Flasim” se sipas Venecias, ministrat nuk shkarkohen nga gjykatat, por Berisha thotë se antikushtetuese është mashtrimi i kryeministrit jo pezullimi i ministrit.

Mesazhi i plotë
Dje pamë një akt të pashembullt: Edi Rama ushtroi presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke mashtruar shqiptarët dhe Europën me interpretimet e tij të rreme për Komisionin e Venecias. Antikushtetuese nuk është pezullimi i një ministri por mashtrimi i Ramës!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb