Deputeti i PD, Klevis Balliu, theksoi se propaganda e pushtetit dhe mediat afër qeverisë i shpjegojnë opinionit publik, se “pse Balluku nuk duhet arrestuar.

Balliu tha se përgjegjësi kryesor për aferat e zv.kryeministres është vetë Edi Rama.

“Të gjitha krimet në Shqipëri kanë një të përbashkët, ajo është Edi Rama. Armiku numër një i çdo qytetari shqiptar është Edi Rama. Kemi parë se si e gjithë qeveria dhe mediat e kapura nga pushteti, po tentojnë të na shpjegojnë se pse Balluku nuk duhet arrestuar, se përse ajo nuk duhet të ishte në burg.

E vërteta është që kanë hallin e Edi Ramës sepse Belindën tek Turqit e çoi Rama.

Belinda nuk i njihte turqit, por e çoi Edi Ramën. Dhe çfarë bëjnë sot, sulmojnë këtë qëndresë ju sulmojnë secilin nga ju. Ju sulmojnë sepse ju kanë frikë. Ju sulmojnë sepse e dinë që ajo përfaqësoni. Është diçka që ata që ata s’mund ta përfaqësojnë kurrë. Sepse ju përfaqësoni të vërtetën.

Qëndresën që sot bëhet këtu. Dhe në çdo cep të Shqipërisë, po bëhet nga qytetarë të ndershëm. Është një qëndresë, e cila nuk i shërben një njeriu, as një deputeti. Por i shërben interesit kombëtar shqiptar sepse Edi Rama dhe qeveria e tij janë qeveria anti-kombëtare. Janë qeveria e shpopullimit, anti-kombëtare, qeveria e vjedhjes.”, tha Balliu.

Fjala e plotë

“Të nderuar miq, i nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha,

Sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për qytetarët dhe për qëndresën tuaj. Ne përballemi me një realitet dramatik: një qeveri që ka ngritur kordinator për krimin, ndërsa brenda dy javësh në vend janë regjistruar tre atentate.

Kemi përballë një qeveri të mbushur me njerëz të korruptuar, por asnjëri prej tyre nuk do të kishte mundur të vidhte asnjë qindarkë pa miratimin e Edi Ramës. Marrëveshja midis krimit dhe politikës nuk është më akuzë politike është fakt publik i dokumentuar.

Sot pasiguria e jetës në Shqipëri ndihet kudo. Kjo qeveri nuk gjen kohë të mbrojë qytetarët; nuk mbrojti banorët e Unazës, nuk gjen kohë të mbrojë naftëtarët, minatorët, fëmijët në shkolla apo gjyqtarët në gjykata. Por gjen kohë çdo ditë të mbrojë hajdutët e vet, të mbrojë Ballukun dhe ‘Ballukët’ e tjerë.

Mediat e pushtetit sulmojnë këtë foltore sepse kanë frikë. Kanë frikë nga ju dhe nga ajo që ju përfaqësoni: të vërtetën dhe të drejtën. Prandaj ne jemi të destinuar të qëndrojmë dhe të fitojmë.

Edhe te Bashkia na sulmonin me të njëjtat teza dhe nga të njëjtët njerëz. Ku është sot ai i Bashkisë? Ashtu do të përfundojë edhe Edi Rama.

Sot nuk jemi vetëm. Çdo agjenci ndërkombëtare, nga DASH tek Antimafia italiane, po faktojnë vërtetësinë e akuzave tona ndër vite.

Prandaj sot, më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për qëndresë dhe përballje. Të bashkohemi në një front të vetëm kundër këtij narko-pushteti.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb