Policia e Elbasanit ka shoqëruar një person me inicialet Nald Gjini si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhallës i njohur edhe si Edmond Hyka.
Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e sipërmarrësit 43-vjeçar.
Personi është fiksuar në Rrugën e Kombit duke bërë pagesën te trau.
Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.
Makina e regjistruar si pronë e kompanisë së Mëhallës
News24 dhe BalkanWeb mësojnë se makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.
Mond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan. Një prej autorëve ka qëlluar me pesë plumba biznesmenin, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.
Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.
