Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se nëse PD nuk garanton zbatimin e 3 parimeve me të cilat bashkoi opozitën e përçarë, nuk mund të jetë alternativë qeverisëse.

Gjatë emisionit “Studio 24” me moderatore Ola Brukon, Alimehmeti iu referua zgjedhjeve të brendshme në PD, që do të mbahen së shpejti, ku ngriti shqetësimin e listave fiktive.

“Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje.

Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive

Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse”, tha Alimehmeti.

Iir Alimehmeti: në 3 orë takim nuk zgjidhen problemet e 35 viteve, jam kundër djegies së etapave. Nuk funksionon, ka regulla. U përmend një fjalë që për mua është e rrezikshme, përçarja. Kam hyrë në PD në prill të 2022 kur PD ishte më e përçarë se kurrë, më e shantazhuar se kurrë. Kam hyrë në ditën më të keqe të PD, nuk duhet të kthehet më.

Në asnjë lloj forme. E megjithatë, ai grupazh pas disa shinave për një hapje, meritokraci, rithemelim dhe prodhoi një protestë të 7 korrikut 2022.

Këto 3 premtime duke mos u mbajtur pjesërisht apo plotësisht ka bërë që një pjesë e madhe e ndjekësish që vazhdojnë besojnë te PD, te rrotacioni politik, kjo ndodh nëse rikthehemi tek këto 3 parime, tek Rithemelimi, hapja dhe meritokracia.

Ne kemi vështirësi të shkojmë te strukturat ta diskutojmë. Partia nuk funksionion me individualitete por me forume. Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje.

Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive

Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb