Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore në Greqi. Fermerët një ditë më parë u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë sipas mediave greke , fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve.

Këtë të martë kësaj revolte do t’i bashkohen edhe blegtorët.

Duket se edhe në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros , ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: