Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ishte në një intervistë Nikola Ndoni, këshillues i mjekësisë holistike.

Gjatë intervistës në News24 ai foli për sëmundjet kardiovaskulare dhe shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeve. Gjithashtu ngriti shqetësimin se kjo sëmundje po prek të rinj, studentë por edhe fëmijë me sëmundje kardiovaskulare.

“Duhet të dallojmë shenjat që na jep. Të paralajmëron shumë kohë më parë. Kush është mbi peshë është tre herë i rrezikuar. Kush nuk ka fuqi do të thotë se ka vështirësi zemra në të punuar. Por këto gjëra nuk duhet të anashkalohen sepse sot janë të gjitha mundësitë për t’u menaxhuar situata”, tha ai.

Më tej theksoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët të tregojnë kujdes në mënyrën e të ushqyerit.

“Presioni i lartë i gjakut është tregues që rrezikohemi, por rrezikohemi edhe nga goditjet. Por pse shkaktohet presioni i lartë i gjakut? Kjo ka të bëjë me dëmtimin e shtresave të brendshme. Po ashtu ka të bëjë edhe mungesa e elementëve të ushqimit cilësor”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: