Naldo Gjini që u shoqërua dje është shoqëruar nga policia e Elbasanit, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mond Mëhalla, pritet që të lirohet pasi nuk janë gjetur prova konkrete.

Gazetarja e News24 Xhensila Kodra tha se policia ka arrestuar dhe po merr në pyetje ish-ortakun e Mëhallës në biznes dhe rojen e pikës së karburantit.

Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës. Po ashtu, edhe roja i pikës së karburantit është arrestuar, pasi dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.

Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje. Vrasja e biznesmenit 43 vjeçar duket se është drejt zbardhjes.

“Referuar burimeve bëhet me dije se një nga personat e arrestuar është ish-ortaku i biznesmenit. Mes tyre dyshohet se ka pasur konflikte të hershme. Ish-ortaku është nën akuzë të dyshuar për vrasje, por ende nuk ka një provë konkrete. Ndërkohë prova po mblidhen edhe nga automjeti I gjetur I djegur. Po ashtu mësohet se një tjetër i arrestuar është roja i karburantit dyshohet për veprime që pengojnë hetimet. Ndërsa Naldi Gjini pas shoqërimit pritet të lirohet pasi nuk janë gjetur prova konkrete. Por fillimisht kishte dyshime pasi mjeti AUDI rezultoi i përdorur nga Naldi Gjini. Ndërkohë pista kryesore mbetet konfliktet që Mondi Mëhalla ka pasur kohët e fundit. Ish-ortaku i tij i ndaluar dhe i arrestuar nuk ka pranuar autorësinë e krimit duke bërë edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes”, tha gazetarja Xhensila Kodra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: