Detroit fituan në sekondën e fundit 99-98 ndaj Atlanta dhe mbrojnë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Jalen Duren me 21 pikë u dallua për Pistons.Megjithatë një ndeshje tepër delicate me Atlantën që vuri gjatë gjithë sfidës në vështirësi kryesuesut e Konferencës së Lindjes. Jashtë fushe fiton Cleveland, 135-119 ndaj Indiana, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell me 43 pikë.

Pa probleme fiton Miami, që mposhti 140-123 Clippers. Të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 15 pikë (Norman Powell me 30 pikë më i miri). Vijon forma negative këtë sezon e Milwakee. Bucks pësuan tjetër humbje, kësaj radhe me shifrat 129-126 nga Washington (McCollum 28 pikë për vendasit).

Pas 7 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Lakers, që u mund 125-108 nga Pheonix në shtëpi. Dillion Brooks me 33 pikë u dallua për miqtë, ndërsa 38 pikët e Luka Doncic mbetën për statistikë. Rikthehet te fitorja Dallas, që mundi 131-121 Denver, rezultati padyshim më surpriz i mbrëmjes. Në këtë ndeshje  u dallua për teksanët Anthony Davis me 32 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: