Dhjetëra klerikë katolikë e besimtarë nga i gjithë vendi i dhanë lamtumirën e fundit ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kullit, i cili u kthye në shtëpinë e Zotit më 29 nëntor.

Përmes Meshës së Salikimit, imzot Simonit iu kryen nderimet e fundit, ndërsa rituali i shenjtë u drejtua nga Kreu i Konferencës Ipeshvore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, i cili u shpreh se sivëllai i tij nuk ishte njeriu i fjalëve të stërholluara, por i veprave të mëdha.

Në pikëllim të thellë, zëvendësi i Dom Simonit, Rober Kola në emër të meshtarëve të Dioqëzës së Sapës ndau përshtypjet e grigjës për bariun e ndjerë, teksa i dha lamtumirën e fundit.

Simon Kulli ndërroi jetë më 29 nëntor nga një arrest kardiak.

Ngushëllime për humbjen e një nga drejtuesve më të lartë të Kishës katolike në Shqipëri dërgoi edhe Papa Leoni i XIV, mesazh që u përcoll nga i Ngarkuari me Punë i Vatikanit në Shqipëri Imzot Ionuţ Paul Strejac.

Ipeshkvi i Sapës Simon Kulli do të prehet në kriptën e katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës, ku shërbeu si famullitar për disa vite me radhë. Brenda 9 vitesh Dioqeza e Sapës ka humbur 2 drejtues të saj, ku ipeshkvi Luciano Avgostini ndërroi jetë në maj të 2016, pas një sëmundje të rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb