Kreu i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje të gjithë gjykatësve që të denoncojnë të gjitha ndërhyrjet e kryeministrit Edi Rama në punën e tyre. Ai theksoi se Rama i ka mashtrime citimet e komisionit të Venecias dhe sipas tij, kërkon të mbrojë veten.

“Ju bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme. Çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre, dhe të hedhin në kosh mashtrimet e Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venencias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë dhe nuk i ka shkruajtur kurrë.

Pra Edi Rama rishkruan dhe dokumenta për të mbrojtur veten e vetë, duke përdorur Komisionin e Venecias. Sepse sa për Lubinë e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb