Trajneri i Monterrey, Domenec Torrent foli së fundmi për largimin e mundshëm të lojtarit të ekipit, Sergio Ramos.
“Para së gjithash, nuk mendoj se tani është koha për të folur për këtë. E keni parë se si luan Sergio Ramos, apo jo? Pavarësisht faktit që unë nuk e di se çfarë do të ndodhë.”
As unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë as me trajnerët dhe as me lojtarët. Ajo që di është se ai është shumë i përqendruar, siç e keni parë, në përpjekjen për të fituar këtë kampionat. Që nga tani e tutje, ne dhe ai duhet të përqendrohemi në atë që do të bëjmë kundër kundërshtarit tonë të radhës. Kjo është ajo që më shqetëson tani.”- tha Torrent.
