Kuvendi ka nisur sot seancën plenare publike, sipas urdhrit të firmosur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Në rendin e ditës janë përfshirë tri pika kryesore, të cilat deputetët do të shqyrtojnë gjatë zhvillimit të seancës.
Pika e parë e rendit të ditës parashikon miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 19 nëntor 2025.
Më pas, deputetët do të vijojnë me seksionin e njoftimeve.
Pika e tretë parashikon diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, të cilat ndahen sipas minutazhit të përcaktuar për grupet parlamentare dhe deputetët jashtë grupeve, në bazë të nenit 40/1 të Rregullores së Kuvendit.
