Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur nga takimi me simpatizantë të PD në njësinë nr.9, akuzoi kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën, se ka bërë çdo gjë që të grabisë zgjedhjet, duke thyer madje dhe ligjet.
Berisha tha se në vitin elektoral, Rama arrestoi 2 prej liderve kryesorë të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën si dhe vuri në ndjekje penale kryetarin e PR, Fatmir Mediu.
“Për 2 vjet kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ai nuk lë ligj pa thyer për të marrë pushtetin. Për këto, ai arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vuri në ndjekje penale. Kryetarët e partive në raport me ligjin s’kanë imunitet, por kur i arreston në vit elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, kjo do të thotë se i arreston si kundërshtarë politikë për të fituar zgjedhjet. 3 liderët e partive kryesore i vë në proces, të tre pa asnjë fakt penal”, tha Berisha.
Sali Berisha: Edi Rama i grabiti zgjedhjet, jetojmë në një sistem diktatorial.
Për 2 vjet kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ai nuk lë ligj pa thyer për të marrë pushtetin. Për këto, ai arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vuri në ndjekje penale. Kryetarët e partive në raport me ligjin s’kanë imunitet, por kur i arreston në vit elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, kjo do të thotë se i arreston si kundërshtarë politikë për të fituar zgjedhjet. 3 liderët e partive kryesore i vë në proces, të tre pa asnjë fakt penal.
Fjala e plotë
U ndala në këtë për dy arsye.
Së pari, për të realizuar ju se sa heroike, se sa misionare, se sa e rëndësishme ka qenë qëndresa juaj në këto kushte, qëndresa e demokratëve.
Dhe pavarësisht nga të gjitha këto, shqiptarët, besimin më kryesor e shprehën tek PD.
A i fitoi Edi Rama zgjedhjet?
Kurrë.
Edi Rama i grabiti zgjedhjet.
Prisni.
Imagjinoni për një moment, do flas vetëm gjërat kryesore të raportit, jo ato tonat, fare.
Organizoi, thotë raportoi ndërkombëtar, në periudhën e ndaluar e ligj, 4533 aktivitete. Të gjitha për të ndikuar votën e qytetarëve. Vetëm e vetëm se si ta bësh më të mirë, t’i bësh makijazh qeverisë dhe vetes. Kombëtare dhe ndërkombëtare. E ndaluar me ligj. Shkeli ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar 4533 herë.
Dy gjëra besoj se i mbani mend nga unë dhe duhet t’i mbani.
Në mënyrën më të përsëritur u kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë këtë me qindra herë.
E kam thënë këtë sepse kam kuptuar ai, i inkriminuar rëndë, nuk lë ligj pa thyer, nuk lë akt pa kryer në mënyrë që të marrë zgjedhjet, të mos dorëzojë pushtetin.
Jo.
Ai pikërisht për këto arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe të tretin e vuri në ndjekje penale.
Kryetarët e partive opozitare nuk kanë asnjë imunitet, por kur i arreston ata në vitin elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, ti i arreston ata si kundërshtarë politikë për të dekapituar opozitën dhe për të fituar zgjedhjet.
Kur tre liderët e partive kryesore i vë në proces, njërin në arrest shtëpie, tjetrin në burg, të tretin në proces penal, që të tre absolutisht pa asnjë fakt penal.
Do u rikujtoj një histori.
I ati i tij, në vitin 1988 në gusht, firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Ka dy gjëra shumë interesante.
E para, ajo ishte diktaturë totalitare, nuk pranonte pluralizmin, megjithatë ka pasur një prokuror në atë kohë që tha se kjo dosje nuk ka asnjë gjë.
Doli tjetri dhe e kapi shpejt. Ky është terrorist, tha, dhe e çuan në litar.
Ajo ishte një prokurori staliniste, por prapë kishte një njeri që edhe atë ligj që kishte përpara, do e interpretonte siç ishte. Ky nuk ka gjë, tha. E mori tjetri dhe e dënoi me vrasje dhe e firmosi i ati i Edi Ramës.
Edi Rama gjer sot nuk ka kërkuar falje sepse ndan mendësinë e të atit për kundërshtarin politik.
U ndala në këto dy momente për të kuptuar tiparet e asaj që quhet diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin.
Faktikisht ajo nuk e dorëzon pushtetin me zgjedhje.
Ky është i gjithë morali i saj.
Premtimi i dytë i imi ka qenë ky, para jush dhe shqiptarëve, do mbroj votën tuaj.
Në qoftë se unë kisha deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, kisha deklaruar gjithashtu se unë do mbroj votën tuaj dhe mund t’u them se kjo u realizua plotësisht.
Kjo është realizuar plotësisht.
Kur kam thënë do mbrojmë votën, nuk kam thënë se do e mbrojmë me kallashnikovë, as me armë, por e mbrojtëm votën në vitin 2021 ishit dëshmitarë vetë se çfarë bëri policia për të na i marrë zgjedhjet, por mori një damkë ndërkombëtare.
Dhe raporti i këtij viti, në kushte shumë të vështira, nuk ishte e thjeshtë mbrojtja, Edi Rama bëri presione të jashtëzakonshme, por ne u detyrohemi shumë atij diplomati dhe atyre vëzhguesve, të cilët pavarësisht presioneve të turpshme që u ushtruan mbi ta, nuk lëvizën asnjë fjalë, përkundrazi e plotësuan raportin.
