Avokati, Sokol Hazizaj, theksoi se kryeministri Edi Rama përdor Reformën në Drejtësi për të mbajtur pushtetin. Hazizaj tha se nuk është hera e parë që një kryeministër i vendit ndërhyjnë.

“Nuk mendoj se është për ta lehtësuar pozicionin e kryeministrit. Nuk është hera e parë që kryeministrat e vendit ndërhyjnë në ose interpretojnë dhe dialogojnë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjyqësorit në tërësi. Si dhe me katet e prokurorit.

Ajo që mua më shqetëson, ccdo kryeministër ka filluar të ngatërrojë edhe në mënyrë të qëllimshme edhe piramidat në të cilat ka ngritur Kushtetuesja në përgjithësi. Parimi se si funksionojnë këto pushtetet normalisht janë të ndara mbi njëri-tjetrin.

Perceptohet se e përdor pushtetin gjyqësor si dilemë politike në favorin e tij. Për sa kohë kemi dy deklarime të kryeministrit që Reformën në Drejtësi e bëra unë. Nga njëra anë mban atë peshën e madhe të reformës në drejtësi, nga ana tjetër stigmatizon në mënyrë të përhershme gjithë gjykatat. Mua më duket se pjesa e dytë e mban si stimul të karakterit politik për të mbajtur pushtetin nëpërmjet kësaj gjëje.

Kemi që në vitin 2016 që na ka ngelur në kujtesën tonë perceptimi mbi drejtësi që ka qytetarët dhe populli. Duke mbajtur këtë situatë mbi pushtetin e së drejtës, ai në një farë mënyre përcakton perceptimi publik të aferës së tij mbi pushtetin e drejtësisë. Ai është njeriu që e kontrollon, stigmatizon, e vendos në sinorët e duhura dhe ne duhet të kemi besim tek ky njeri.

Kjo është dhe qëllimi që nga njëra anë mban këtë peshë dhe nga ana tjetër në opinionin tim duke u marrë me këtë lloj pushteti. Njerëzit për shkak të reformës i janë vonuar problemet e pronësisë të familjes. Një njeri si ai e mban në këtë lloj penduli lart për të mbajtur dhe pushtetin. Por e vërteta është se situata nuk është kaq e thjeshtë për tu mirëkuptuar.”, tha Hazizaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb