Penalistja, Joana Qeleshi, duke folur për legjitimimin e kërkesës së Kryeministrisë në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut nga GJKKO, u shpreh se kryeministrit i lejohet të ankimojë vendimin e GJKKO dhe nga pikëpamja ligjore proceduriale, kjo kërkesë është legjitime.

Por sipas saj, ajo çka pretendohet nga kryeministri, për konflikt midis pushteteve, nuk është e bazuar.

Sipas kryetares së shoqatës së avokatëve penalistë, referuar citimeve të Ramës për Venecian, në dijeninë e saj nuk ka opinion negativ për masën e pezullimit nga ana e Komisionit të Venecias.

“Në kodin e Procedurës Penale është një garanci ligjore për deputetët, ku thuhet se sa kohë je i zgjedhur, nuk pezullohesh nga gjykata.

Këtu nuk bëhet fjalë për një gjyqtar dhe një prokuror. GJKKO ka interpretuar se pezullimi i funksionit publik mund të vlejë për ministrin, duke qenë i emëruar në detyrë, ndërkohë nuk e ka pezulluar nga funksioni si deputet.

Pezullimi është masë më e lehtë ligjërisht. Komisioni i Venecias në vitin 2013,  e ka shprehur qartë opinionin e tij se për një ministër përgjegjësia politike është më e gjerë, sa i përket përgjegjësisë penale, kuptohet se duhet të jetë në ato raste kur dyshohet se ka kryer një vepër të rëndë dhe kjo duhet bazuar në prova dhe duhet të jenë gjykatat shumë të kujdesshme . pra nuk ka opinion negativ se nuk duhet të ndodhë pezullimi”, tha juristja Joana Qeleshi.

Por, sipas saj, efekti i masës së pezullimit është 3 deri në 6 muaj. Pas kësaj, ministri apo deputeti rikthehet në detyrë.

“Për efekte kohore, derisa ankimimi i Ballukut të shkojë në Kushtetuese, maksimumi deri në 6 muaj, masa e pezullimit nuk prodhon më efekt dhe ajo mund të kthehet në detyrë”, tha juristja Joana Qeleshi.

Joana Qeleshi: Në mënyrën si e ka parashtruar kërkesën, është e rregullt.

Pjesa e legjitimimit, a mund të shkosh apo jo, ndryshe nga 2023, sipas Kushtetutës, ai mund ta bëjë kërkesën për shqyrtimin e pezullimit të Ballukut nga GJKKO.

E plotëson kriterin kushtetues. A është e bazuar, dhe nëse kemi konflikt midis pushteteve, mendoj se jo. Është mendimi im personal.

Kodi i procedurës penale ka përcaktuar masën e sigurimit personal dhe ai pasuror. Tek masa e sigurimit personal futen masat shtrënguese ku futet arresti me burg, arresti në shtëpi dhe masat ndaluese të cilat janë 2, pezullimi për të ushtruar një funksion publik dhe privat.

Kur vijmë te Kushtetuta, neni 73 thuhet që deputeti nuk mund t’i nënshtrohet masës shtrënguese pa autorizimin e Kuvendit arrestit me burg apo në shtëpi.

Në kodin e procedurës penale është një garanci ligjore për deputetët, ku thuhet se sa kohë je i zgjedhur, nuk pezullohesh nga gjykata.

Këtu nuk bëhet fjalë për një gjyqtar dhe një prokuror. GJKKO ka interpretuar se pezullimi i funksionit publik mund të vlejë për ministrin, duke qenë i emëruar në detyrë, ndërkohë nuk e ka pezulluar nga funksioni si deputet.

Pezullimi është masë më e lehtë ligjërisht. Komisioni i Venecias në vitin 2013,  e ka shprehur qartë opinionin e tij se për një ministër përgjegjësia politike është më e gjerë, sa i përket përgjegjësisë penale, kuptohet se duhet të jetë në ato raste kur dyshohet se ka kryer një vepër të rëndë dhe kjo duhet bazuar në prova dhe duhet të jenë gjykatat shumë të kujdesshme . pra nuk ka opinion negativ se nuk duhet të ndodhë pezullimi.

Diskutimi i vetëm kushtetues që kemi në këtë rast kemi që a është legjitime kërkesa po.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb