Joana Qeleshi, kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, e ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, e cila pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ky institucion do të vendosë nëse do të mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i urdhëruar më parë nga GJKKO, pasi Balluku u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK.

Qeleshi u shpreh se nuk pret që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e GJKKO-së.

“Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk e kthen. Masa do të ngelet në fuqi dhe, deri kur të shkojë ankimi në Gjykatën e Lartë, do të jenë ezauruar afatet ligjore,” deklaroi ajo.

Sipas juristes, procesi pritet të ndjekë rrugën e tij institucionale pa lëvizje të menjëhershme në masën e sigurisë, ndërsa vendimi i Kushtetueses do të jetë kyç për ecurinë e mëtejshme të çështjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb