“Ukraina tani është më afër paqes se kurrë më parë.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e tha këtë gjatë fjalimit të tij në Parlamentin irlandez.

Ai kujtoi se delegacioni ukrainas mbajti takime informuese këtë mëngjes pas bisedimeve me palën amerikane.

“Ne po mobilizojmë përpjekjet tona dhe delegacioni ukrainas mezi pret negociata të mëtejshme. Tani jemi më afër paqes se kurrë; ka një shans”, theksoi Zelensky.

Ai tha se Kievi mbështet çdo përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se Rusia duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj kundër Ukrainës.

Kujtojmë se në fund të nëntorit, delegacionet amerikane dhe ukrainase zhvilluan bisedime në Miami mbi një plan paqeje të propozuar Uashingtonit. Më vonë, përfaqësuesit e SHBA-së udhëtuan për në Moskë për t’ia paraqitur marrëveshjen e negociuar me Kievin Presidentit rus Vladimir Putin.

Më 2 dhjetor, udhëheqësi i Kremlinit priti të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për të diskutuar mënyrat e zgjidhjes së konfliktit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb