Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Ditwah në Sri Lanka ka arritur në 465.
Kjo u raportua nga Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore e vendit.
“366 persona të tjerë ende rezultojnë të zhdukur”, thuhet në deklaratë.
Shërbimet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe ofrojnë ndihmë për banorët e zonave të prekura.
