“Shkelja e sovranitetit do të thoshte shpallje lufte ndaj Kolumbisë dhe do të shkatërronte 200 vjet marrëdhënie midis vendeve.”

Presidenti kolumbian Gustavo Petro e shkroi këtë në rrjetet sociale pasi homologu i tij amerikan Donald Trump kërcënoi të godiste objektiva në Amerikën e Jugut si pjesë e luftës kundër trafikut të drogës.

“Një sulm ndaj sovranitetit tonë është një deklaratë lufte; mos shkatërroni dy shekuj marrëdhëniesh diplomatike”, tha Petro.

Udhëheqësi kolumbian e ka ftuar Trumpin të vizitojë vendin e tij për të marrë pjesë në shkatërrimin e përditshëm të laboratorëve të drogës që furnizojnë me kokainë Shtetet e Bashkuara.

Sipas Gustavo Petro, vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të parandaluar hyrjen e drogës në tregun amerikan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb