Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur një 22-vjeçare. Sipas policisë përndjekja e të resë ka qenë e vazhdueshme.

Dhe ditën e djeshme raportohet se e ka goditur edhe me grushte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A24 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare dhe ditën e djeshme e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: