Kampionët në fuqi të Oklahomas vijonë të shkëlqejnë edhe këtë sezon në NBA, duke mundur 124-112 Golden State jashtë fushe. Ky është suksesi i 21-të sezonal për Thunder, që triumfuan falë 38 pikëve të Alexander Shai.Warriors ndërkohë vijojnë të ndjejnë mungesën e yllit të tyre Steph Curry. Fitore të rëndësishme korri skuadra e San Antonio, që falë 31 pikëve të Barnes dhe 29 të Fox, mundi 126-119 Memphis.
Pas kohës shtesë triumfon Minnesota, 149-142 ndaj New Orleans. Ndeshje ku diferencën e bëri Anthony Edwards me 44 pikë. Nuk zhgënjen Boston, që mposhti 123-117 New York, ndeshje ku Jaylen Brown realizoi 42 pikë, ndërsa 35 pikët e Bridges nuk rezultuan të mjaftueshme për Nicks. Fitore në sekondat e fundit për Toronto, që mundi 121-118 Portland (Barnes 29 pikë), ndërsa Philadelphia mundi 121-102 Washington falë 35 pikëve të Maxey.
