Tensione ka pasur në komisionin parlamentar të Ekonomisë, mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt.
Kreu i Partisë Mundësia ka deklaruar se mbledhja e komisionit po kthehet në teatër, ku ndërsa po flitet në lidhje me skemën e kompensimit, paratë që mund të përdoreshin si sybvencione, janë vjedhur nga mazhoranca, duke u ndalur në tunelin e “Llogarasë”.
Sipas tij 50 milionë euro më shumë të përdorura për tunelin, mund tu jepeshin fermerëve.
Kjo ka nxitur reagimin e Braçes, i cili tha se Shehaj nuk mund të vijë në komision si anëtar zëvendësues dhe të ofendojë punën e komisionit.
Shehaj: Nuk e kuptoj pse i bëjmë gjërat e vështira kot. Pse kushton më pak të importosh produktin jashtë? Sepse shtetet e tjera subvencionojnë fermerët. U japin para, nuk e kanë fajin ata.
Këtu paratë vidhen. Nëse 190 mln euro nuk do ishin harxhuar, por do të ishin shpenzuar 150 për tunelin e Llogarasë, 50 mln euro do të kishit mundësi t’ua jepnit fermerëve. Dhe këtu bëhet fjalë për vetëm një tender. Paratë që mund t’u shkojnë fermerëve ju si mazhorancë i vidhni, mos bëni teatër. Diskutime të tilla bëjini në grupin parlamentar të PS.
Zonja kryetare më ndërprerë fjalën, mbani mungesat e thoni kush do flasë më shumë. mos e bëni këtë komision më shumë qesharak seç është.
Braçe: (Përplas tavolinën) Nuk mund të vish këtu e të na fyesh ne. Qepe të them.
Në këtë moment kryetarja e komisionit Milva Ekonomi ka ndërprerë mbledhjen. Pas rifillimit, Braçe ka folur sërish ku ka sqaruar se pse reagoi në atë mënyrë, Sipas tij, Shehaj tenton të krijojë një situatë ku fyhen anëtarët e komisionit vetëm që të krijojë 2 minuta protagonizëm.
Braçe: E dyta herë që jen një situatë e tillë nga deputeti Shehaj, në çdo gërmë të tij ka fyerje për të ftuarit apo anëtarët e komisionit. Nuk mundet që të fyhemi, unë nuk kam bërë teatër, veetëm kam sjellë argumente dhe llogari. Kjo nuk të bën as qesharak, as kopësht, asgjë. Të vish këtu vetëm për të prodhuar një sekuesncë 2 minuta për të nxjerrë vetëm ideolog të madh dhe i ndryhsëm nga dy forca politike që po i marrkan frymën Shqipërsë, nuk fiton diçka më tepër.
Që nga fillimi i mbledhjes jemi marrë me detaje teknike dhe politikat ku ato mbëhsteten.
